Burimi dhe përbërja e ujit mineral natyral

Ujërat natyrale minerale, pjesë e të cilave është uji mineral natyral Donat Mg, janë ujëra nëntokësore me veti specifike konstante kimike dhe fizike.

Ujërat minerale natyrale
Shkaku i vetive të tyre të veçanta, ujërat minerale ndoshta mund të quhen lëng jete të tokës.

Duke rrjedhur në thellësitë e tokës, uji punon në mënyrë intensive në shpërbërjen e shkëmbinjve nëntokësor; kjo ndodh shkaku i vetive të tij fizike-kimike dhe faktorët siç janë shtypja, temperatura, gazrat etj. Sa më e madhe që është prania e dyoksidit të karbonit, aq më agresiv dhe më efikas bëhet ky aktivitet.

Në këtë mënyrë formohen tretje ujore të cilat dallojnë për nga sasia dhe llojet e materieve minerale të shpërbëra. Kur është fjala për ujërat minerale natyrale, llojllojshmëria e materieve minerale të shpërbëra varet nga mjedisi nëntokësor nëpër të cilin uji rrjedh, thellësia e shtigjeve të ujit dhe sasia e kohës që uji është mbajtur nën tokë.

Ogljikov dioksid Donat

Prej 92 elementeve natyrore, vetëm një e katërta paraqiten si përbërës të ujërave minerale.

Kationet: Na +, K +, Mg 2+, Ca 2+
Anionet: Cl -, HC0 3-, S0 42-
Elementet tjera: Sr 2+, Fe 2+, Mn 2+, F -, J -, Br -, SiO 32- dhe një numër i elementëve bazë

Bazuar në jonet që i përmbajnë, ato mund të klasifikohen në lloje të ndryshme duke përdorur metodologjinë e përshtatshme.

Donat Mg është ujë mineral natyral me magnez-sodium-karbonat të hidrogjenit-sulfat-acidor.

Čista voda

Uji mineral natyral është i pa kontaminuar

Karakteristikë e ujërave minerale natyrale është që ato plotësojnë standardet higjienike dhe bakteriologjike në burimin e tyre. Kjo pastërti është rezultat i thellësive të mëdha nga të cilat ujërat minerale natyrale e kanë origjinën.

Donat raziskave

Studimet farmakologjike, fiziologjike dhe klinike

Uji mineral natyral mund të këtë efekte të dobishme ushqyese dhe fiziologjike.

Një numër i studimeve ka hulumtuar tiparet e ujit mineral natyral dhe efektet e tij në trupin e njeriut (p.sh. neutralizimin e thartirës së lukthit, rregullimin e tretjes, ndikimin në funksionet e veshkave, mbajtje e bilancit të elektroliteve, etj.).