Urthi

Urthi ndodh si rezultat i rritjes së sekretimit të acidit në stomak; ne e ndiejmë si dhembje në pjesën e sipërme të stomakut ose ndonjëherë në ezofag. Me këtë problem ndeshen një në dhjetë njerëz dhe është më i shpeshtë tek të moshuarit, te burrat, si dhe te gratë shtatzëna.

Për shkak se veshja e ezofagut ka një përbërje që ndryshon nga ajo e stomakut dhe prandaj është më pak e mbrojtur, mund të dëmtohet nga acidi. Refluksi i përsëritur, i shpeshtë dhe i zgjatur i acidit në ezofag, mund të çojë në probleme serioze mjekësore, prandaj duhet të veproni sa më shpejt të mundeni.

Zgaga požiralnik
Sekretimet e tepërta të acidit në stomak mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin.
Vzroki za nastanek zgage

Shkaqet për urthin mund të përfshijnë:

  • Dieta të paushqyeshme dhe vakte të rënda;
  • Ushqime dhe pije të caktuara (çokollata, domate, kafe, alkool, pije me gaz);
  • Peshë trupore e tepërt, pirja e duhanit, shtrirja pas ushqimit, veshje të ngushta, kryerja e punës duke ndenjur kërrusur, ngritja e objekteve të rënda;
  • Marrja e barnave të caktuara.
Pitje Donat Mg

Për t’u lehtësuar nga këto probleme:

  • Ndryshoni zakonet dhe stilin tuaj të jetës dhe reduktoni stresin, si atë fizik, ashtu dhe atë psikologjik;
  • Hani ushqim të lehtë dhe shmangni vaktet e rënda;
  • Shmangni produkte si alkooli, kafeja dhe cigaret;
  • Mbani një peshë të shëndetshme;
  • Flini me kokën lart;
  • Përtypeni mirë ushqimin;
  • Hani ngadalë dhe hani shumë vakte të lehta dhe jo pak vakte të rënda;
  • Pini të paktën 2 litra ujë në ditë.
Donat Mg zgaga

Si ndihmon Donat Mg për urthin

Stomaku prodhon lëngje acidi 2 deri 3 litra në ditë. Këto konsistojnë kryesisht nga acide klorhidrike dhe pepsinë (një ferment që përshpejton metabolizmin e proteinave).

Donat Mg përmban afro 7800 mg karbonat hidrogjeni. Kjo përmbajtje e lartë karbonat hidrogjeni ka aftësi të madhe për t’u lidhur me acidet dhe për të zbutur çlirimin e tyre. Lidhet me acidin e stomakut me sasi të barabarta.

Prandaj, Donat Mg është një zëvendësim natyral për ilaçet kundër acidit të tepërt në stomak.

Në rast shqetësimesh kronike ose serioze, ju lutemi të konsultoheni me mjekun tuaj.

E rëndësishme: Donat Mg nuk duhet marrë nga pacientët që vuajnë nga alkaloza.