Magnezi

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për rolin dhe rëndësinë e magnezit në funksionimin e organizmit. Magnezi është një prej mineraleve më të rëndësishëm dhe shumë thelbësor për një shëndet të mirë. Ekspertët kanë dalë në përfundimin se doza e rekomanduar ditore e magnezit për të rriturit është 375 mg.

Sasia e një elementi me rëndësi kaq të madhe si magnezi rregullohet me kujdes nga trupi. Nëse qelizat fillojnë të kenë mungesë magnezi, trupi e zëvendëson atë nga rezervat e tij – nga kockat dhe mëlçia. Nëse ekuilibri i magnezit është negativ, shumë shpejtë shfaqen shenjat e përgjithshme të mungesës së tij si vijon: konstipacion, mungesë oreksi, ndjesi jo të mirë, lodhje, pafuqi, spazma muskulore, pickime, nervozizëm, çrregullime të gjumit, dhimbje koke, përqendrim i dobët dhe ndryshime psikologjike.

Më shumë informata në:

WWW.ROGASKA-MEDICAL.COM
Donat Mg za aktivne moške
Shkencëtarët e kanë quajtur magnezin ‘minerali anti-stres’, balsam për muskuj dhe nerva.

Sa më e madhe të jetë mungesa e tij, aq më të dukshme janë simptomat. Ato mund të përfshijnë pickime, dridhje, spazma muskulore, ngërçe dhe ndryshime të papritura në sjellje të shkaktuara nga aktiviteti i rritur elektrik në tru, si dhe ndryshime të ritmit të zemrës. Nga ana tjetër, mungesa e rëndë e magnezit mund të shkaktojë rritje të përqendrimit të kalciumit në gjak, i cili shoqërohet dhe me ulje të përqendrimit të kaliumit.

Mungesa e tepërt është shumë e rrallë. Ndërsa mungesa e vogël e magnezit shkakton probleme vetëm në disa raste, ato kanë tendencën të vazhdojnë pasi shfaqen. Këto probleme janë të ndryshme dhe mund të shfaqen në disa mënyra.

Shumica e këtyre simptomave janë shumë të përgjithshme dhe mund të mos shkaktohen vetëm nga mungesa e magnezit, por edhe nga gjendje të tjera mjekësore. Nëse vëreni ndonjë prej këtyre simptomave, flisni me mjekun tuaj për t'u siguruar që të merrni ndihmën e duhur.

Vzroki za pomanjkanje magnezija

Shkaqet e mungesës së magnezit përfshijnë:

Personat që humbasin magnez nga organizmi ose kanë përthithje të dobët të tij, kanë më shumë nevojë për këtë mineral.

  • Prodhimi dhe përpunimi modern i ushqimeve, i cili shkakton përmbajtje të ulët të magnezit dhe të mineraleve të tjera në produktet ushqimore, duke shkaktuar mungesë të magnezit në dietat bashkëkohore.
  • Dietat e varfra dhe të paekuilibruara, disa dieta radikale, si dhe ushqimet tepër të pasura me kalcium ose mungesa e vitaminave B1, B2 dhe B6.
  • Disa medikamente, të tilla si diuretikët, antibiotikët dhe agjentë të caktuar kemioterapeutikë,
  • Shkaqe endokrine (disa sëmundje të tiroides, veshkave dhe të gjëndrës mbiveshkore).
  • Diabeti i patrajtuar mjaftueshëm shpesh shoqërohet edhe me mungesë të magnezit, pasi që hiperglicemia lidhet ngushtë me sekretim të lartë të tij nëpërmjet veshkave.
  • Alkoolizmi shoqërohet gjithashtu me mungesë të magnezit. Alkooli pengon përthithjen e magnezit nga aparati tretës dhe shkakton sekretim të lartë të urinës.
  • Përthithja e pamjaftueshme dhe humbja e magnezit nga aparati tretës pas ndërhyrjeve të caktuara kirurgjikale mund të çojë në mungesë të tij. Individët që vuajnë nga sëmundja e Krohnit, sëmundja celiake, koliti ulceroz dhe sëmundje të tjera të ngjashme të zorrëve që shoqërohen me diarre rrezikojnë gjithashtu të kenë mungesë të magnezit.
  • Stresi dhe ritmi i shpejtë i jetës rritin nevojën e trupit për magnez.
  • Të moshuarit kanë shpesh mungesë magnezi, pjesërisht për shkak të sasisë së ulët të marrjes dhe pjesërisht për shkak të përthithjes së ulët dhe sekretimit të lartë përmes veshkave.
Pitje Donat Mg

Për t’u lehtësuar nga këto probleme:

  • Konsumoni ushqime të shëndetshme, natyrale dhe të papërpunuara; konsumoni shumë perime jeshile, drithëra të pasitura dhe lakër të kuqe, si dhe përfshini arra në dietë;
  • Shmangni konsumin e tepër të alkoolit;
  • Bëni rregullisht ushtrime dhe shmangni stresin.

Roli i magnezit në trupin tuaj:

  • është thelbësor në rastet kur ka nevojë të madhe për magnez (gjatë rritjes intensive, ushqyerjes me gji, shtatzënisë);
  • përfshihet në më shumë se 300 procese biokimike në organizmin e njeriut;
  • ndihmon në reduktimin e lodhjes;
  • ndihmon në funksionimin psikologjik normal;
  • kontribuon ndjeshëm në ekuilibrin e elektroliteve;

 

  • ndihmon në çlirimin e energjisë nga metabolizmi;
  • kontribuon në funksionimin e sistemit nervor;
  • kontribuon në funksionin normal të muskujve, duke përfshirë edhe funksionin kardiak;
  • kontribuon në ruajtjen e kockave dhe të dhëmbëve të shëndetshëm;
  • luan një rol të rëndësishëm në ndarjen qelizore dhe sintezën e proteinave.
Donat Mg magnezij

Si ndihmon Donat Mg në rastet me mungesë të magnezit:

Vetëm 0,3 deri në 0,4 litër ujë mineral Donat Mg është i mjaftueshëm për të përmbushur tolerancën e rekomanduar ditore të magnezit.

Uji mineral natyral Donat Mg rekomandohet të konsumohet në kombinim me një dietë të larmishme e të ekuilibruar si pjesë e një mënyre të shëndetshme jetese.