Konstipacioni

Për shkak të mënyrës moderne të jetesës, gjithnjë e më shumë njerëz kanë probleme me tretjen e ngadaltë dhe konstipacionin. Shumë njerëz besojnë se procesi i tyre i tretjes është në rregull edhe nëse dalin jashtë 2 deri në 3 herë në javë, duke mos e ditur se kjo faktikisht është shenjë e tretjes së ngadaltë. Një person i shëndetshëm del jashtë të paktën një herë në ditë.

Ndonëse çdo person ka ritmin e vet të tretjes, jashtëqitja e vështirë, jo e shpeshtë, më pak se një herë në ditë, me një ndjesi defekimi të paplotë dhe fryrje, në shumicën e rasteve mund të konsiderohet si tretje e ngadaltë, e cila mund të çojë në konstipacion kronik për shkak të dietave të varfra dhe ushtrimeve të pamjaftueshme. Probleme të tilla zakonisht fillojnë në moshë të re, por bëhen më të shpeshta me kalimin e viteve.

Një studim klinik i zhvilluar me një grup të rastësishëm subjektesh me probleme me kapsllëkun bazuar në parametrat klinikë ka vërtetuar shkencërisht se Donat Mg është efikas në stimulimin e tretjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Donat Mg za aktivne ženske
Donat Mg është një laksativ natyral që funksionon gjithnjë dhe nuk shkakton tolerancë.
Vzroki zaprtja

Shkaqet e mundshme të kapsllëkut përfshijnë:

  • Ushqimet e gatshme, artificiale, plot me yndyrë të dëmshme dhe sheqer dhe me shumë karbohidrate. Mbetjet metabolike të tyre ngelen në trup, duke u ngjitur te muret dhe duke e ngadalësuar tretjen, duke shkaktuar kështu konstipacion dhe helmim të organizmit. Për më tepër, ato e pengojnë përthithjen e lëndëve ushqyese dhe ofrojnë një terren ushqyes të përkryer për bakteriet e dëmshme.
  • Veprimtari fizike e pamjaftueshme - si pasojë mungesë stimulimi e organeve tretëse.
  • Veçori të caktuara psikologjike ose të personalitetit, si hidhërimi, karakteri flegmatik, kursimi, perfeksionizmi detyrues, trishtimi dhe natyrisht, stresi që në ditët e sotme duket i pashmangshëm.
  • Konsumim ditor i pamjaftueshëm i lëngjeve. Si rregull, një person duhet të pijë 2 deri në 2,5 litra lëngje në ditë, preferohet ujë ose çaj pa sheqer. Sidomos të moshuarit duhet të tregohen tepër të kujdesshëm, pasi priren të pijnë pak ngaqë nuk kanë shumë etje.
  • Përdorimi i shpeshtë i laksativëvetë cilët e privojnë trupin nga kaliumi, i cili nga ana tjetër çon në letargji, përzierje dhe pandjeshmëri intestinale.
  • Motive të tjera mjekësore.

Për t’u lehtësuar nga këto probleme:

  • Hani ushqim të pasur në fibra, si perime të freskëta;
  • Pini të paktën 2 litra ujë në ditë;
  • Hani sa më shumë ushqim të papërpunuar dhe drithëra të pasitura që të mundeni;
  • Kufizoni konsumimin e mishit;
  • Hani fruta në vend të ëmbëlsirave.

Si ndihmon Donat Mg për konstipacionin

Për shkak të hiperosmolaritetit, Donat Mg është një laksativ natyral osmotik.

Është klasifikuar si laksativ me kripëra. Efikasiteti i tij si laksativ vjen në sajë të kripërave të sulfatit (sulfat magnezi ose kripë Epsom dhe sulfat natriumi ose kripë Glauber) dhe rreth 1000 mg/l magnez. Sulfatet e tërheqin ujin nga qelizat e murit të zorrëve me anë të osmosave, duke e shtuar volumin e zorrës 3 deri në 5 herë; kjo ushtron presion në murin e zorrëve dhe nxit peristaltikën apo lëvizjen. Edhe magnezi i stimulon më shumë hormonet e zorrëve që shtyjnë peristaltikën.

E rëndësishme: Lutemi të mbështeteni te sasia e rekomanduar e konsumit. Nëse konsumohet në sasi të tepërt, mund të ketë diarre, por kjo duhet të ndalet kur nuk e pini më Donat Mg.