Legjenda e Pegazit

Thuhet se Pegazi, hamshori me krahë i mitologjisë greke, udhëtoi përmes tokës së Sllovenisë, duke u mrekulluar me bukurinë e natyrës së saj.

Duke zbritur për një shikim më të afërt, ai fluturoi shumë ultë, duke goditur me patkoin e tij kodrat afër të sotmes Rogashka Sllatina dhe duke shkaktuar që sipërfaqja e tokës të lëvizë dhe që ujërat natyrore minerale të zonës të burojnë nga toka. Kjo legjendë shënoi fillimin e tregimit të Donat Mg, ujit mineral shërues të Rogashka Sllatinës.

Pegaz Rogaška Slatina
Legjenda thotë se burimi i ujit mineral Rogashka Sllatina u paraqit kur Pegazi preku tokën me patkoin e tij dhe e bëri të lëvizë sipërfaqen e dheut.
Zdravilna voda

Fillimet e burimeve shëruese

Gjetjet kelte dhe monedhat romake janë dëshmi e ekzistencës së »ujërave shëruese«. Uji, për të parën herë, u analizua nga alkimisti zviceran Leonhard Thurneysser në 1572 duke shënuar fillimin e historisë së dokumentuar të ujit mineral të Rogashka Sllatinës. Në 1680, Dr. Paul Sorbait, mjek i oborrit mbretëror dhe profesor në fakultetin e mjekësisë në Vjenë, e përshkroi ujin në librin e tij Praxis Medicae (Praktika Mjekësore), që ndihmoi për t’i dhënë vendin e nderit në praktikën mjekësore. Njerëzit me merita dhe shtresa mbretërore shkuan në masë te burimet shëruese, dhe lajmi për përfitimet nga uji u përhap shpejt përtej kufijve të perandorisë së Habsurgëve. Në 1685, zhvillimi i mjekësisë e bëri të nevojshme një qasje me të thelë. Mjeku i Mariborit J. B Gruendel shkroi një libër të quajtur Roitschocrene

((‘Burimi i Rogashka Sllatinës’ në gjermanisht), që shqyrtoi në detaje vetitë kimike dhe dobitë shëndetësore të ujit të Rogashka Sllatinës. Në shekullin e 18-të, uji ishte i treti më i popullarizuar ndër ujërat minerale në botë.

Kërkesa e madhe për ujë çoi në ndërtimin e fabrikës për mbushje të shisheve; para ndërtimit në 1904, teknologjia e mbushjes së shisheve kishte qenë tejet bazike. Uji ishte mbushur direkt nga burimi. Shishet pastaj ishin bartur në korita druri deri te depoja qendrore, ku ato janë kontrolluar, janë mbyllur me tapë, janë etiketuar, janë palosur në arka dhe në fund janë ngarkuar në karroca.

Podzemno čudo

Donat – mrekulli nëntokësore

Një vendim ishte marrë në 1907/1908 për të shfrytëzuar burimet, ku puna ishte mbikëqyrur nga hidro-gjeologu Dr. J. Knett. Ajo çfarë ata gjetën në 1908 i befasoi ata: uji burimor me përmbajtje shumë të lartë të magnezit filloi të rridhte nga thellësia nën hapësirën e parkut të sotëm të banjës. Shkaku i vetive të tij të veçanta dhe afërsisë së tij ndaj malit Donaçka Gora, ishte emëruar ‘Donat’.

Rikonfigurimi i burimeve

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pas një rënie të prodhimit të burimit, Rogashka Sllatina ndërmori një rikonfigurim të plotë të teknologjisë te burimi. Hidro-gjeologu dhe akademiku Josip Bać prezantoi konceptin e shpimit të thellë.

Efikasiteti i tij u bë shpejt i qartë. Rreth 41 puse eksploruese u gërmuan në mes 1952 dhe 1958, të cilat së bashku furnizuan 60 metra kub ujë në ditë – pesë herë shumën e prodhuar para rikonfigurimit të burimit. Disa vite më vonë, në 1967, ata filluan të nxjerrin ujë mineral natyral duke përdorur shpim të thellë, me një rritje të mëtejshme të kapaciteteve të burimeve. Që atëherë, Donat është nxjerrë nga thellësitë e ndërmjet 280 dhe 606 metra.

Përmbajtja e lartë e magnezit solli shtimin e simbolit kimik të atij minerali tek emri i produktit – Donat Mg. Kjo thjesht konfirmoi atë që ne tashmë e dinim: se uji mineral Rogashka Sllatina ka përmbajtjen më të lartë të magnezit ndër të gjitha ujërat minerale.*

 

Sanacija vrelcev
Apolon Donat Mg

Apoloni dhe Donat Mg

Apoloni deri me sot mbetet simbol i ujit mineral Donat Mg, edhe pse ndoshta ai nderim duhet me të drejtë ti jepet Pegazit, i cili ishte i pari që kishte zbuluar efektet e dobishme të ujit mineral që kishte magjepsur perëndinë e bukurisë dhe shëndetit.

Mrekullitë e ujit mineral natyral e bënë Apolon të heq dorë nga pirja prej burimit në malin e shenjtë Helikon, gjë që e bëri atë të bëhet simbol i Donat Mg. Të dhëna të verifikuara krahasuese që mbulojnë të gjitha ujërat minerale natyrale të certifikuara nga regjistri i BE-së të pranishme në treg.

* Të dhëna të verifikuara krahasuese që mbulojnë të gjitha ujërat minerale natyrale të certifikuara nga regjistri i BE-së të pranishme në treg.