Donat Mg -

më i pasur me magnez se ndonjë ujë tjetër mineral natyral Rezultatet e shqyrtuara krahasuese përfshijnë të gjitha ujërat minerale natyrale të njohura në treg dhe të regjistruara në BE.

Përbërësit tipikë të ujit mineral natyral Donat Mg (mg/l):
 
magnezi (Mg 2+)1000
natrium (Na +)1700
kalcium (Ca 2+)380
karbonat hidrogjeni (HCO 3 -)7800
sulfat (SO 4 2-)2100
klorur (Cl -)75
dyoksid karboni (CO 2)min. 3500

Magnezi ndihmon në uljen e lodhjes dhe molisjes, mbështet balancën e elektroliteve, funksionin e muskujve dhe sistemit nervor, dhe promovon eshtra dhe dhëmbëve të shëndetshëm. Nevojat e juaja për magnez mund të plotësohen me vetëm 3 decilitra DONAT Mg në ditë.

Donat Mg ka efekt të dobishëm në tretje dhe përmbajtja e tij e lartë me karbonate hidrogjeni mund të ndihmojë në lehtësimin e thartirës. Efektet e Donat Mg te tretja u konfirmuan nga studimi i fundit klinik. Ndërsa konsumoni Donat Mg, mos harroni rëndësinë e një mënyre të shëndetshme jetese dhe një diete të shumëllojshme dhe të balancuar.

 

Donat Mg -

Historia

  • 2015

    Viti 2005 – Studimi klinik konfirmon efektet pozitive të Donat Mg te tretja

    Uji mineral natyral Donat Mg iu nënshtrua një studimi klinik me një grup të rastësishëm subjektesh me probleme me kapsllëkun bazuar në parametrat klinikë. Një studim i zhvilluar në Gjermani ka vërtetuar shkencërisht se Donat Mg është efikas në stimulimin e tretjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

  • 2013

    Sot, Donat Mg është ujë mineral natyral i njohur dhe me reputacion me magnez dhe pamje të freskët. Për të përmbushur kërkesat e kohës sonë, paketimi i ri nxjerr në pah përfitimet për trupin e njeriut dhe efektet tjera të favorshme të këtij ujit mineral unik.

  • 1908

    Gjeologu Dr. Joseph Knett i bindi pronarët e burimeve të ujit mineral Rogashka të ndryshojnë në mënyrë fundamentale mënyrës se si mblidhej uji nga burimet. Bazuar në hulumtimin e tij, ai parashikoi që ujë me minerale të larta do të rridhte nga të çarat e një grope ndërtimore në mes të parkut të banjës në Rogashka Sllatina. Dhe, ashtu edhe ndodhi. Uji nga burimi i ri dallonte aq shumë nga ato të njohura deri atëherë ashtu që u deshtë të mendohej një emër special dhe përgatitje speciale duhej të bëheshin për përdorimin e tij në balneologji dhe mbushje të shisheve. E mori emrin nga mali i afërt Donačka i cili e karakterizon peizazhin Rogashka Sllatinës – Donat.

  • 1869

    Në1869, uji mineral i prodhuar këtu ishte uji i tretë më i shitur në botë, menjëherë pas ujërave minerale Vichy dhe Selters. Ishte i njohur dhe pirë anembanë botës. Transportuesi i tij, banja e shëndetit provinciale në Rogashka Sllatina, ishte shpërblyer me medalje për cilësi në Panairin Botëror në Çikago në vitin 1893. Uji sigurohej përmes punimeve të shkallës së gjerë në burime në Rogashka Sllatina. Shkaku i përmbajtjes së lartë të mineraleve, uji mineral pati të nevojshme studime të reja, metodat e reja të balneologjisë, metodat e reja të përdorimit dhe proceset e reja të teknologjisë së mbushjes së shisheve.

  • 1801

    Në fillim të shekullit të 19, guvernator i përgjithshëm i Shtajerskës, Konti Ferdinand Attems, filloi një fushatë të gjerë të Pronave për të blerë tokat që rrethonin burimet Rogashka. Pronat donin të parandalonin çfarëdo përdorimi të pa mbikëqyrur apo jo profesional të burimeve, dhe të ndërtimin një banjë uji moderne provinciale. Fushata e 1801 filloi zhvillimin e banjës së shëndetit në Rogashka Sllatina të ndërtuar rreth burimeve lokale. Kështu, burimet u bënë një pjesë e rëndësishme e historisë së balneologjisë evropiane dhe shoqërisë evropiane në përgjithësi.

  • 1721

    Beteja për distribuim të ujit mineral Rogashka u fitua nga shoqëria e farmacistëve në 1721. Ata i menaxhuan burimet dhe pas tri vjetëve ata patën sukses në shitjen e mbi 20,000 shisheve të ujit mineral. Kur shoqëria u shpërnda në 1782, përdorimi i ujërave minerale Rogashka përsëri u bë i pasigurt.

  • 1685

    Në 1685, u publikua punimi i parë shkencor mbi ujin Rogashka, i quajtur "Roitschocrene" dhe shkruar nga mjeku i Mariborit Johann Benedikt Gründel. Në fund të shekullit të 17-të, një betejë e nxehtë filloi rreth të drejtave për të ekploatuar burimet e ujit mineral Rogashka. Burimet u kontestuan nga Baron Courty, pronari i një prone në Rogaskha, prifti i famullisë Sveti Križ i cili ishte kujdestari i burimeve, dhe bujqit lokalë. Perandori Leopold i dha fund kontestit duke lëshuar një dekret mbi përdorimin e përgjithshëm të burimeve të ujit mineral Rogashka, por kjo vetëm e ngriti betejën mbi të drejtat e distribuimit të ujit.

  • 1670

    Pika kthese ndodhi rreth vitit 1670 përmes intervenimit të Dr. Paul Sorbait, mjek i oborrit të Habsburgëve dhe profesor në Shkollën e Mjekësisë në Vjenë. Trajtimi i tij me ujë nga Rogashka u pranua me sukses të madh dhe kërkesa për ujë u rrit, duke e bërë hit në shitje. Mjekët tjerë në perandori filluan të përshkruajnë terapitë me ujin mineral Rogashka dhe madje ishte testuar si ilaç klinik në spitalin ne Graz.

  • 1572

    Në vitin 1572, u bë analiza e parë e ujit mineral Rogashka. Përdorimi i burimeve mori hov me zhvillimin e shkencës së mjekësisë.

  • 1141

    Gjetjet kelte dhe romake në dhe përreth burimeve konfirmojnë që burimet e ujit mineral Rogashka kanë qenë të përdorura edhe në kohërat e lashta. Historia e tyre e dokumentuar daton nga 1141, kur një pus i ujit mineral ishte përmendur si pikë referimi në një dokument regjistrimi të tokëst.